Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit të Prishtinës me Qytetin Cospicua të Maltës, me kryetarin e këtij qytetit, Marco Emanuel Agius, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, në fushat e kulturës, edukimit, shkencës dhe kërkimit.
Rama në postimin në Facebook ka thënë se kjo marrëveshje ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve tanë që të shkëmbejnë vizita, të takohen e provojnë kultura të ndryshme për të promovuar dhe forcuar respektin, kulturën, solidaritetin mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin në fushat e tregtisë e industrisë.
Kryetarin e Cospicuas, Marco Emanuel Agius e ftova për vizitë në Prishtinë.