Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, as për t’u shënuar e as për t’u festuar

Dhj 11, 2023

KMDLNj thotë se të drejtat e njeriut në Kosovë nuk janë në ditët e mira për to prandaj jo që nuk ka asnjë aryse të festojmë dhe të krenohemi me to, por edhe shënimi i kësaj dite po bëhet thuaja ilegalisht.

Më 10 dhjetor 1948 Asamblea e Përgjithshme e OKB-së e miratoi Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut që u ratifikua nga pjesa dërrmuese e anëtarëve të OKB-së sikur që u bë pjesë përbërëse e Kushtetutave të atyre vendeve që moën detyrim zbatimin e saj. Dita e miratimit të DUDNJ–së konsiderohet si Ditë Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe varësisht gjendjes së këtyre të drejtave, dikund festohet dhe dikund vetëm shënohet si një ditë dhe datë kalendarike.

Republika e Kosovës në Kushtetutën e saj e ka të integruar Deklaratën e KB-së për të Drejtat e Njeriut sikur edhe dokumentet tjera ndërkombëtare që e rregullojnë këtë fushë përkatësisht Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kosova është rrush prej dokumenteve për të drejtat e njeriut por se mundësitë që ato të realizohen në mënyrë efektive janë të kufizuara nga situata politike dhe mundësitë materiale. Kësaj radhe rastisi që Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut ishte në ditë pushimi (e diele) prandaj edhe deklaratat e politikanëve ishin deklarata të vikendit, thuaja të përgjumura dhe pa asnjë peshë relevante. Realisht, në Kosovë nuk ka asnjë arsye që të festohet kjo ditë por se kalendari i datave detyron protokollin e shtetit që ta shënojnë këtë ditë.

Në planin politik qytetarët e Kosovës janë të privuar nga e drejta elementare e njeriut të informohen për bisedimet me Serbinë dhe të bëhen aksionarë të këtyre bisedimeve që e përcakton ardhmërinë e tyre. Ndodhë pikërisht e kundërta; në një proces krejtësisht jotransparent, të mbyllur dhe të privatizuar nga një grusht politikanësh të papërgjegjshëm, qytetarët vendosen para aktit të kryer duke u informuar vetëm për rezultatin final të marrëveshjeve. Kjo nënkupton se të drejtat politike dhunohen në mënyrë të pashembullt. Kuvendi i Kosovës ka dështuar plotësisht në përmbushjen e axhendës sikur që dhunohet vullneti i deputetëve duke u detyruar të votohen ligjet e caktuara. Për arsye të paqarta nuk u realizuar procesi i regjistrimit të popullsisë në këtë vit. Ka ndërhyrje flagrante të qeverisë në punën e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mediat i nënshtrohen kërcënimeve nga individë të fuqishëm të politikës por edhe nga institucionet. Nepotizmi është bërë thuaja gjithpërfshirës duke e “zëvendësuar” institucionin e konkursit. Korrupsioni ka prekur majat më të larta të pushtetit, po mirëmbahet dhe po mbrohet nga pushteti. Dhuna është në rritje, në përgjithësi sikur ajo ndaj femrave, në veçanti. Lëmosha është bërë “vend pune“ për shumë fëmijë sikur edhe bërthamë e krimit të organizuar.

Në Kosovë është i theksuar diskriminimi në baza etnike si në asnjë vend në Evropë. Qytetarët serbë (dhe pakicat tjera) në veri të Kosovës, që nga përfundimi i luftës nuk paguajnë faturat për rrymë, tatim në pronë, ujë, mbeturina dhe shërbime tjera në ndërkohë që shqiptarët dhe të tjerët për 30 euro borxh dërgohen te përmbaruesi, madje edhe pensionistët dhe kategoritë e përfituesve  nga skema sociale. Shtetasit e Kosovës, të gjithë shqiptarë po mbahen peng nga një Gjykatë Speciale Raciste ku po dënohen me dënime drakonike, iu shkelen të drejtat e njeriut sikur që paramilitarët politikë dhe policorë të burokratëve evropianë thuaj çdo ditë dhunojnë familjet shqiptare duke i bastisur, duke iu konfiskuar telefonë dhe pajisje tjera dhe duke i mbajtur peng për një kohë të gjatë. Krejt kjo ndodhë në një vend që deklarohet si i pavarur dhe sovran.

Po legalizohen sisteme paralele në fushën e Gjyqësorit (përmes Gjykatës Speciale), sisteme paralele të burgjeve (ai i Kosovës dhe ai i Danimarkës), sisteme në fushën e energjisë përmes KEDS –t dhe Elektroseverit (nga Serbia), sisteme në fushën e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, sigurisë etj.

Kategoritë krejtësisht të margjinalizuara siç janë pensionistët nuk kanë kushte as për vdekje të dinjitetshme, për jetë të dinjitetshme as që bëhet fjalë. Për dallim nga shtetet e rajonit në tre vitet e fundit pensionistët nuk kanë përfituar asnjë rritje përveç 10 eurove për pensionistët e moshës dhe 200 euro për pensionet e rregullta që pjestuar për 36 muaj i bie se kanë fituar 5.5 euro në muaj. Mizerie. Kategoritë sociale  kanë qenë përfituas të “vitrave qeveriatare“ dhe asgjë tjetër.

Gjendja në arsim dhe shëndetësi është buzë kolapsit, është në vdekje klinike. Migrimi i të rinjve jashtë vendit është në shifra alarmante prandaj kjo edhe ka qenë arsyeja pse nuk është bërë regjistrimi i popullsisë.

Nga këto që u përmenden më lart ka të trashëguara nga qeveritë paraprake por se një numër i konsiderueshëm mbanë autorsinë e qeverisë aktuale.

Të gjitha këto që u listuan (ka edhe shumë të tjera) e bëjnë të padenjë qeverinë e Kosovës të flasë për promovim të drejtave të njeriut për faktin se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për mbrojtje të këtyre të drejtave përveç deklaratave politike, pa peshë dhe pa përmbajtje.

Kosova, pa krijuar qëndrueshmëri politike dhe ekonomike e ka të pamundur të flasë për respektim të drejtave të njeriut, qoftë kjo qeveri apo ajo që do të jetë e radhës, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM