Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027.
Ministri Aliu në postimin e tij në Facebook ka thënë se bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe kryeshefin ekzekutiv të “INFRAKOS” Naser Krasniqi, nënshkruam marrëveshjen financiare për pesë vitet e ardhshme.
Kjo marrëveshje parasheh zotimin tonë për investimin e mëtutjeshëm në Infrastrukturën Hekurudhore të Kosovës, përfshirë rritjen e sigurisë së shërbimit të transportit hekurudhor, avancimin dhe modernizimin, sigurimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes si dhe ruajtjen e kuadrove profesionale.