Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Bashkëpunim mes MAShTI-t dhe DokuFest, në fushën e edukimit mediatik

Dhj 11, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me drejtoreshën ekzekutive të DokuFest, Linda Llulla Gashi kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim funksionalizimin e bashkëpunimit në mes të MAShTI dhe DokuFest, në fushën e edukimit mediatik.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se përmes kësaj marrëveshje synojmë mbështetjen për mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativ-mësimor.

 

Ndër të tjera, ky Memorandum parasheh: Zhvillimin e programeve alternative dhe moderne të mësimdhënies dhe të nxënit përmes gërshetimit të artit dhe të mediave, duke i aftësuar nxënësit të krijojnë dhe prodhojnë materiale mediatike, prototipe lajmesh dhe të revistave shkollore digjitale;

 

Zhvillimin e shkathtësive digjitale të nxënësve në shkolla të mesme të ulëta, përmes programeve të edukimit mediatik;

 

Funksionalizimin e forumet të pavarura të mësimdhënësve dhe nxënësve për diskutim, në veçanti për rëndësinë e edukimit mediatik, përfshirjen sociale dhe edukative të të gjitha komuniteteve përmes artit vizual, filmit dokumentar dhe animacioneve për të rinjtë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM