Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë janë ndarë 40 milionë euro shtesë për ushtrinë, duke tejkaluar kështu buxhetin prej 200 milionë eurove, apo mbi 2% e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.
Maqedomci në postimin e tij në Facebook ka thënë se duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qyetarëve tanë dhe në mbrojtjen e integritetit të territorit të Republikës së Kosovës.