Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se Distria, Nora, Akili e Dardani do të ndeshen për herë të parë në Kampionat Evropian në shtëpinë e tyre, në Kosovë.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open” fillon më 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Ejani dhe përjetoni nga afër emocionet dhe adrenalinën e sportit të xhudos!
Hyrja do të jetë FALAS për të gjithë!