Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ka ritheksuar nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa ka potencuar rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se mirëpret ‘Planin e Rritjes’, të prezentuar nga Presidentja Von der Leyen, për të cilin Kosova tashmë ka prezentuar planin konkret për reforma.