Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se për realizimin e projektit Prishtina pa barriera, po vazhdojnë punimet në rregullimin e pjesës infrastrukturore në shumë pjesë të Kryeqytetit- Prishtina për t’iu mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë në çdo objekt.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se këto ndërhyrje infrastrukturore po bëhen pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Ambasadoren e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala.
Falënderim të vecantë ju shprehim Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier për mbështetjen dhe promovimin e kësaj fushate, Organizates Help për financim dhe Ndërmarrjes Publike Banesore për punimet.