Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 25 vjetorin e rënies së 41 dëshmorëve të lirisë në Pashtrik. Një çerekshekull i mbushur me krenari dhe i shoqëruar me përkujtime për Mujë Krasniqin – Kapuqin, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës dhe për 40 ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë më 14 dhjetor 1998 të ngarkuar me armatime duke kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se në këtë përvjetor të 25-të, me shumë gatishmëri Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përkrahur nismën që shtegun të cilin 25 vite më parë e kalonin në këmbë ushtarët e UÇK-së që bartnin armatime për në Kosovë, të quajtur “Shtegu i Lirisë”, të shenjohet edhe si një shteg garash për motoçiklistët dhe ecjesh për alpinistët dhe për bjeshkatarët. Kjo nismë vjen nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së së Degës së Hasit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim si dhe nga Federata e Motoçiklizmit e Kosovës. Ata sot e zbuluan pllakën për fillimin e projektit Shtegu i Lirisë “Pashtriku”, nëpër të cilin nga viti i ardhshëm, motoçiklistët do të garojnë duke u nisur nga Kruma për të kaluar në Cahan dhe nga Stanet e Pashtrikut deri te Likenet e Hasit, te vendi ku ranë 41 dëshmorët e UÇK-së. Kështu, të gjithë ata që duan t’i kujtojnë 41 dëshmorët e UÇK-së të rënë më 14 dhjetor 1998, do të mund të shkojnë dhe të ecin shtegut kah kanë ecur ata dëshmorë të lirisë, “Shtegut të Lirisë”.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këmba e mbarë u qoftë atyre që ndjekin “Shtegun e Lirisë” dhe të gjitha shtigjet e lirisë që i kanë ndjekur dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës!
Më 14 dhjetor 1998, një grup i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po futej me armatime drejt Kosovës, u përballën me forcat serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut. Atë ditë, ranë dëshmorë:
-
Mujë (Halil) Krasniqi – 6.6.1967, Klinë
-
Ali (Halil) Krasniqi – 13.5.1975, Klinë
-
Bashkim (Azem) Krasniqi – 25.2.1977, Klinë
-
Gani (Hasan) Zogaj – 19.5.1973, Klinë
-
Ilir (Hazir) Asllani – 27.7.1969, Skënderaj
-
Rifat (Fazli) Mëziu – 28.11.1968, Skënderaj
-
Agim (Halil) Mëziu – 10.4.1974, Skënderaj
-
Xhevat (Shaban) Thaçi – 23.8.1979, Drenas
-
Muhamet (Aziz) Dervishi – 27.11.1967, Drenas
-
Sylejman (Zeçir) Elshani – 11.5.1957, Drenas
-
Faton (Nazif) Xhylani – 6.4.1981, Drenas
-
Gani (Halit) Elshani – 19.5.1973, Drenas
-
Luljeta (Jahir) Shala – 20.11.1977, Drenas
-
Agron (Mahmut) Mehmeti – 7.11.1973, Drenas
-
Mentor (Ramadan) Ibriqi – 9.1.1979, Drenas
-
Kadri (Haki) Demaj – 21.1.1975, Shtime
-
Fadil (Bajrush) Rashiti – 8.1.1975, Shtime
-
Afrim (Islam) Musliu – 21.1.1970, Shtime
-
Selim (Shaip) Selimi – 7.2.1978, Shtime
-
Arben (Rexhep) Hyseni – 12.4.1980, Shtime
-
Hafir (Imri) Bajrami – 15.4.1980, Shtime
-
Xheladin (Hamdi) Xheladini – 2.4.1976, Shtime
-
Ramadan (Deli) Elshani – 20.1.1976, Shtime
-
Naser (Shefki) Kelmendi – 13.7.1976, Shtime
-
Isa (Xhemshir) Olluri – 12.2.1979, Lipjan
-
Enver (Zymer) Olluri – 31.1.1979, Lipjan
-
Qamil (Hysen) Olluri – 15.11.1976, Lipjan
-
Beqir (Sefë) Gashi – 3.1.1966, Malishevë
-
Hazir (Nezir) Kryeziu – 6.9.1956, Malishevë
-
Kadri (Jahir) Gashi – 26.3.1980, Malishevë
-
Maliq (Hamëz) Karaqica – 13.8.1949, Malishevë
-
Astrit (Gafurr) Bytyqi – 17.4.1980, Ferizaj
-
Hysni (Shaip) Kajtazi – 24.4.1979, Ferizaj
-
Bekim (Qamil) Bytyqi – 4.2.1978, Rahovec
-
Isaj (Muharrem) Morina – 13.3.1958, Rahovec
-
Mevlan (Tefik) Hoxha – 9.7.1974, Prizren
-
Qenë (Avdyl) Qenaj – 25.8.1957, Prizren
-
Besim (Sylejman) Qarri – 26.4.1978, Suharekë
-
Hysen (Kadri) Bujupi – 28.10.1969, Istog
-
Veli (Beqir) Ballazhi – 13.9.1978, Hani i Elezit
-
Avni (Bislim) Kutllovci – 21.3.1977, Vushtrri