Me ftesë të Presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në kryeqytetin e Belgjikës.
Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.