Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Buxhetin për vitin 2024 në vlerë prej 3 miliardë e 314 milionë euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është miratuar për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Ai ka falënderuar deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend.