Në kuadër të vizitës zyrtare në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot u takua me senatoren Joni Ernst.
“Senatorja Joni Ernst është zë i fuqishëm, mbështetës i Republikës së Kosovës në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe vazhdon të përkrahë pa kufi ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”, tha ministri Maqedonci.
Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e SHBA-së në secilën fazë të shtet ndërtimit të Kosovës, duke theksuar se do të vazhdohet më tej në thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që tashmë ekziston, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.