Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ku edhe ka potencuar rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e Kosovës në të gjitha etapat.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se llogarisim në lidershipin e kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian.