Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në ndërtesën e Qeverisë, 33 gra nga grupe të margjinalizuara që kanë dhënë kontribut në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë, të kryesuara nga ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala.
Pasi i ka falënderuar për vizitën, kryeministri tha se ka nderin dhe kënaqësinë që ndodhet sot bashkë këtu dhe që ka mundësinë t’i mirëpres e t’i shpreh mirënjohjen e tij për rolin, angazhimin, punën, kontributin që e kanë dhënë për gratë, shoqërinë e shtetin e kombin tonë.
Duke i falënderuar përzemërsisht