Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se në buxhetin e miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për vitin 2024 janë planifikuar 408,988,408€ për arsimin.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se rritja e buxhetit për arsimin tregon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për prioritizim të arsimit, rritje të cilësisë në arsimin universitar dhe parauniversitar si dhe përmirësim të infrastrukturës në arsim.
Projektet, investimet dhe shpenzimet e planifikuara për 2024 nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të mund të realizohen në tërësi me 100,120,951€ nga të cilat 43,012,054€ janë investime kapitale dhe 8,770,360€ subvencione dhe transfere.
Buxheti për arsimin në komuna është rritur në 277,157,385€ dhe buxheti për Universitetin e Prishtinës është 31,710,072€.
Mbetet përkushtimi dhe angazhimi i përbashkët i të gjitha institucioneve të arsimit që me këtë buxhet të realizohen kushte më të mira dhe rritje e cilësisë në arsim.