Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u mbajt Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”.
Katër medalje i fituan xhudistët e Kosovës në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos, në një atmosferë fantastike dhe përplot qytetarë që po përcjellin ndeshjet.
Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë, ndërsa medalje të bronzta fituan Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.