Baleti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se u shfaq për herë të parë para publikut “Arrëthyesi”, në këtë shfaqje balerinët e BKK dhuruan spektakël nën shoqërimin e orkestrës së Filharmonisë së Kosovës ku u përcoll me duartrokitje e ovacione që nuk pushuan gjatë gjithë shfaqjes.
Të ftuar për premierën ishin yjet e Baletit Kombëtar të Bullgarisë, Marta Petkova dhe Nikola Hadjitanev, të cilët shkëlqyen në rolet e princit dhe princeshës. Po ashtu, ndër të ftuarit, ishte edhe balerini nga TOB i Tiranës, Julind Dërvishi, në rolin e magjistarit.
“Arrëthyesi” shfaqet edhe sonte me solistët dhe trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën përcjelljen e orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Baletit Kombëtar të Kosovës.