Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti viziton profesor Minir Dushin, kujtime, përvoja dhe këshilla që duhen bartur ndër breza

Dhj 17, 2023

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se këtë fundvit bëhen 80 vite nga Konferenca e Bujanit, andaj ka vizituar profesor Minir Dushin, një nga të paktët ende të gjallë që ka qenë aktiv me armë në dorë në ato vite të Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se profesor Miniri i ka pritur bashkë me familjen e tij duke befasuar me kujtesën dhe bisedat, ndonëse në moshën 94 vjeçare, ai i kujtoi vitet e adoleshencës dhe rolin e kushëririt të vet Hajdar Dushit në përpjekjet e asaj kohe, që Kosovës t’i njihej e drejta për vetëvendosje. Një pamje e asaj kohe është fiksuar edhe në një foto të vitit 1943, e bërë në fshatin Gri të Malësisë së Gjakovës ku shihen: Fadil Hima, Sami Peja dhe Minir Dushi.

 

Mua më dhuroi një çelës prej filigrani si urim për mbarësi dhe librin e tij “Trepça”, për kombinatin metalurgjik ku Profesor Miniri kishte punuar gjatë edhe si drejtor i Institutit për zhvillimin tekniko-teknologjik të Trepçës.

 

Sipas profilit të secilit, Profesor Miniri ia dhuroi ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, librin e tij: “Universiteti i Kosovës (1981 – 1983)”, monografi për Universitetin e Prishtinës në kohën sa ishte rektor i tij. Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, ia dhuroi librin “Veprimtaria shkencore në ‘Trepçë’ (1950 – 1989)”, për hulumtimet e botimet shkencore në “Trepçë”. Kurse historianit Durim Abdullahu ia dhuroi librin “Shtigjeve të jetës sime” me kujtime dhe përjetime si një autobiografi.

 

Mes dy akademikëve që i kanë kaluar të nëntëdhjetat e tyre si vite moshe, Profesor Minir Dushit dhe Profesor Feriz Krasniqit, ka gjithmonë kujtime, përvoja dhe këshilla që duhen bartur ndër breza!

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM