Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u takua me kryesinë e Shoqatës Shqiptare-Amerikane të Zbatimit të Ligjit.
Ministri Maqedonci me kryetarin e kësaj shoqate, Elton Shametaj, patën një diskutim vëllazëror dhe shumë konstruktiv. Ata diskutuan për situatën e sigurisë, zhvillimet në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe zbatimit të ligjit, angazhimin e bashkëatdhetarëve në institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, si dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Kryetari i shoqatës dhe antarët e kryesisë, shprehën gatishmërinë e plotë për të mbështetur institucionet e Kosovës dhe u zotuan për promovim sa më efektiv të të arriturave të institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit të Kosovës në komunitetin e zbatimit të ligjit në SHBA.
Shoqata Shqiptare – Amerikane e Zbatimit të Ligjit mbledhë qindra bashkë- atdhetar që punojnë në institucione te zbatimit të ligjit në SHBA, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.