Kryetari i Prishtinës, Përoparim Rama ka njoftuar se qytetarët mund të bëjnë ultrazërin e barkut në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare.
Doktorët tanë janë duke u trajnuar, dhe më pas fillojmë me realizimin e ultrazërave të barkut, në QMF-të në lagjet “Dardania”, “Bregu i Diellit”, “Kodra e Trimave”, “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, QMF në rrugën “Bajram Bahtiri” dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente.