Ministria e Kulturës. Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se edicioni i katërt i Autostrada Biennale, “Të gjitha imazhet do të zhduken, një ditë” kuruar nga Joanna Warsza dhe Övul Ö. Durmusoglu, është vlerësuar nga magazina Frieze si njëra nga 10 ekspozitat më të mira në Evropë për vitin 2023.
Autostrada Bienale e cila nisi rrugëtimin fillimisht në Prizren, pastaj u shtri edhe në Prishtinë, Mitrovicë e Pejë ka mbështetës kryesor Ministrinë e Kulturës.
Urime ekipit të Bienales, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.