Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës dhe NPL Sport Marketing SH.A. kanë filluar zyrtarisht aksionin për mbledhjen e dhuratave për fëmijët në asistencë sociale.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Kryeqyteti Prishtina, përveç dhuratave, gjatë gjithë vitit ka siguruar shujta të ngrohta, çdo ditë, për 300 familje, i kemi siguruar drutë për ngrohje 340 familjeve dhe kemi paguar kursin e notit 100 fëmijëve. Por patjetër se na duhet edhe bashkëpunimi i juaj qytetarë, në mënyrë që askush të mos ndihet i lënë anash e i pa përfshirë.
Ju presim çdo ditë nga ora 09:00 – 18:00 në shtëpizën e vendosur në hapësirat e RTK Radios, sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Ne bashkë mund të bëjmë shumë për këta fëmijë.