Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se opozita e pa alternativë, vazhdon ta shfrytëzojë Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur dhe për t’i mbrojtur të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit.
Sipas LVV-së thonë se nga njëra anë ajo dërgon Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për Këshillin Prokurorial, kurse në anën tjetër Ligjin për çmimet tavan dhe atë për Fondin Sovran.
Në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave ndaj propozimeve e vendimeve tona, me qëllim bllokimin e reformave tona transformuese e progresiste vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo nuk ka të bëjë me opozitbërje, kjo është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruajë grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre, thuhet në
postimin në Facebook të LVV-së.