Build Skills with our trainings

Sign up now!

QKK mbështet dy filma të shkurtër me premierë botërore në Festivalin Ndërkombetar të Filmit në Roterdam

Dhj 19, 2023

Dy nga filmat e mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës do ta shfaqen si premiera botërore në festivalin ndërkombëtar të filmit në Roterdam.

SI E VERDHË E SËMURË / LIKE A SICK YELLOW (2024) i regjisores Norika Sefa, me producent Mentor Shala, bashkëproducentë Besnik Krapi dhe Norika Sefa, do ta ketë premierën në festivalin ndërkombëtar të filmit në Rotterdam, si pjesë e garës së kategorisë TIGER SHORT COMPETITION, ku sivjet garojnë gjithsej 21 filma.

Norika Sefa, fituesja e Çmimit Special të Jurisë për filmin Në Kërkim të Venerës (IFFR 2021), rikthehet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Rotterdam për edicionin e 53-të me një histori magjepsesëse të nxjerrë nga materialet arkivore të video kasetave të tregimeve familjare që nuk janë më. Filmi zhytet në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, e keqja dhe e bukura ndërthuren derisa gjithcka përzihet për t’u formuar diçka tjetër.

“Jam tejet e lumtur që po shkojmë në festivalin e Rotterdamit, një festival që gjithmonë e ka çmuar dhe festuar kinemanë e guximshme! Po ndihem tepër me fat dhe e përmbushur që edhe një herë kam pasur mundësinë të punoj me njerëzit që u besoj dhe me të cilët ndajmë vizionin e poashtu edhe dashurinë e njëjtë për filmin”, është shprehur regjisorja.

Filmi SI E VERDHË E SËMURË (23′) është realizuar me mbështetjen e QKK dhe është prodhuar nga shtëpia filmike CMB. Festivali IFFR do të nisë me datën 25 janar dhe do të vazhdojë deri me datën 4 shkurt.

Po ashtu, edhe filmi KRAHËT E PUNËTORËVE (19’) nga regjisori Ilir Hasanaj do ta ketë premierën botërore në edicionin e sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të filmit në Rotterdam. Me producent Arvan Berishën dhe Ilir Hasanaj, filmi sjell përvojat e punëtorëve Milazimit, Fatmirit dhe Liridonit, viktima të aksidenteve në vendin e tyre të punës. Në këtë homazh poetik dhe eksperimental, regjisori u jep zë përvojave dhe rrëfimeve të harruara të cilat janë pre e makinerisë dhe politikës primitive të Ballkanit.

Frymëzimi për filmin i kishte ardhur regjisorit gjatë procesit të realizimit të filmit të tij debutues me dasht’, me dasht’, me dasht’, kur ai kishte parë një punëtor të binte nga skelat e ndërtimit të improvizuara dhe kishte mbetur i shtrirë në tokë, i lënduar. Pikërisht pasiguritë në vendin e punës, e kishin frymëzuar regjisorin të përfshihej në një kërkim të gjerë, i cili është realizuar nga hulumtuesit Dafina Halili, Korab Mala dhe Mentor Mahmuti.

“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që film do të shfaqet në festivalin e Rotterdamit. Tregimit e Milazimit, Liridonit dhe Fatmirit janë tregime të shumë punëtorëve të krahut në Kosovë e gjithandej në botë, prandaj duhet të dëgjohen nga më shumë njerëz. Jam tejet falenderues dhe mirënjohës edhe ndaj ekipit të filmit për bashkëpunimin dhe përkushtimin e pashoq për realizimin e këtij filmi” është shprehur regjisori Hasanaj.

Filmi, i cili garon në kategorinë TIGER SHORT COMPETITION, xhiruar nga Vigan Nimani, me montazhë të Enis Saraçit, është prodhuar nga shtëpia filmike Unseen Films dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e QKK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM