Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Për herë të parë në Kosovë fillon shërbimi i sedacionit inhalatorë në Klinikën e Stomatologjisë

Dhj 21, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia vizitoi Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës, ku pa nga afër fillimin e shërbimit për përdorimin e sedacionit inhalatorë me N2O/O2 në praktikën stomatologjike të shërbimit stomatologjik pediatrik, shërbim ky që funksionalizohet për herë të parë në Republikën e Kosovës dhe njëherit i vetmi në rajon në sistemin publik të shërbimeve dentare.

Vitia theksoi se në fokus të politikave shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë janë shërbimet stomtologjike për fëmijët, me theks të veçantë programet edukative, preventive dhe ato terapeutike.

“Ndihem i lumtur që sot jam në mesin tuaj me rastin e fillimit të këtij shërbimi kaq të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, sidomos për fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët të cilët nga ankthi, frika dhe nga procedurat të tjera stomatologjike u pamundësohet qasja në shërbime stomatologjike dhe si pasojë e dhëmbëve të prishur u cenohet edhe rritja dhe zhvillimi i tyre”, tha Vitia.

Po ashtu, Vitia theksoi se në bazë të raporteve të marra nga shërbimet primare në nivel vendi, gjendja e shëndetit oral te fëmijët në vendit tonë është jo e kënaqshme dhe nga kjo, në bashkëpunim me Odën e Stomatologeve të Kosovës do të hartohet Strategjia Nacionale për Shërbimet Stomatologjike, ku kjo strategji do të ketë në fokus të veçantë, edukimin mbi shëndetin oral, shërbimet preventive dhe  shërbimet konzervative ndaj fëmijëve në moshën e re.

Theksojmë se Sedacioni inhalator për pacientin nuk shkakton analgjezion të plotë, por ka për qëllim: Reduktimin e frikës dhe ankthit gjatë trajtimit; rritjen e pragut të ngacmueshmërisë së dhimbjes; minimizimin  e lëvizjeve të padëshirueshme dhe reagimet ndaj trajtimit stomatologjik, si dhe përmirësimin e komunikimit dhe kooperimit të pacientit, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM