Policia ka bërë të ditur se duke marr parasysh intensitetin dhe qarkullimin e vazhdueshëm të njerëzve dhe mallrave jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet tjera të rajonit dhe kudo në botë aksidentet rrugore dhe humbja e jetëve të njerëzve në aksidente rrugore është një sfidë dhe shqetësim permanent.
Bazuar në punën dhe angazhimet tona të përditshme dhe kompetencave ligjore që bien në fushëveprimin tonë, Policia e Kosovës në vazhdimësi përveç masave ndëshkuese të cilat i ka ndërmarr shkaku i aksidenteve dhe kundërvajtjeve në trafik, ka ndërmarr edhe aktivitete vetëdijsuese për pjesëmarrësit në trafikun rrugor.
Aktivitete e fushata vetëdijësuse dhe plane operative ende janë në proces dhe po realizohen nga Policia e Kosovës nga niveli qendror dhe drejtoritë rajonale të Policisë, me të vetmin qellim vetëdijsimin e pjesëmarrësve në trafik në veçanti shoferëve në funksion të zvogëlimit edhe mëtejmë të aksidenteve në trafik dhe krijimit të një sigurie më të madhe rrugore për të gjithë.
Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;
– në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.
– t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,
– të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë
– të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.
Për rezultatet dhe masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore gjatë implementimit të urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” në nivel vendi, për 24 orët e kaluara në vijim po ju përcjellim tabelën me statistika: