Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Toger Veton Berisha dhe Toger Ajdin Saramati, oficerë të FSK-së me suksese e përfunduan njërin nga trajnimet me sfiduese të Ushtrisë Britanike “Kursin e Betejës së Komandanteve të Togjeve”.
Kursi ka për qëllim trajnimin dhe ndërtimin e aftësive taktike për udhëheqësit e mesëm te këmbësorisë, me tipare të larta mentale dhe fizike, thuhet në postimin në Facebook të FSK-së.