Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit–Mitrovicë-Veri, ka marr informatë nga hetimet rajonale DRP Mitrovicë –veri se në një lokacion në Leposaviq kanë hasur në një depo të një supermarketi në të cilin dyshohet se ka mallra pa dokumente përkatëse.
Lidhur me këtë për shkak të dyshimit se është kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar ” është njoftuar Njësiti Anti-kontraband nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e supermarketit, pronë e të dyshuarës me iniciale (G.T,) janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës provat si në vijim:
-93 pako cigare me nga 25 boksa të llojit Marlboro, LM, Winston, Davidov.
-71 gajbe birra e llojit tuborg x 20 copë.
-28 pako -Limenka Tuborg x 24 copë.
-58 pako alkool Vranac x 6 copë.
-27 pako Alkool Rubin x 6 copë.
-45 pako birra Zajeqar x 24 copë.
Për vlerën e cigareve dhe pijet alkoolike të sekuestruara presim konfirmimin zyrtar nga dogana e Kosovës.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se e dyshuara me iniciale (G.T,) dyshohet se ka kryer veprën penale: “Tregti e Ndaluar”
Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt dhe mbetet që të intervistohet me datë 22.12.2023 në prezencë të Avokatit mbrojtës.
Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.