Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të gjithë besimtarëve katolik ka uruar festën e Krishtlindjes duke thënë se qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje.
Presidentja Osmani ka thënë se në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë.
Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.
Gëzuar për shumë mot, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.