Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Presidentja Osmani uroi Ipeshkvin imzot Dodë Gjergji si dhe të gjithë besimtarët e krishterë.
Presidentja Osmani ka thënë se dashuria, mirëkuptimi e përkrahja ndaj njëri-tjetrit qofshin parime udhërrëfyese në këtë kohë festash e çdo ditë tjetër, thuhet në postimin në Facebook të Presidencës së Kosovës.