Policia e Kosovës në Mitrovicë veri sekuestron mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj Policisë duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve.
Policia e Kosoves me zyrtarët e saj dhe në bashkëpunim me qytetarët po punon në vazhdimesi me përkushtim dhe profesionalizëm në ruajtjen e rendit dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit.
Angazhime aktive të autoriteteve kufitare janë duke realizuar edhe në menaxhimin dhe kontrollin sa me efikas të kufirit shtetëror.
Në këtë fushëveprim gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare në funksion të ruajtjes së rendit dhe parandalimit të veprave penale në rajonin Mitrovicë – veri, Lagjja e Boshnjakëve, përball Shkolles së Mesme Teknike, Policia e Kosovës sot në orët e hershme ka pranuar informacione të rëndësishme nga qytetarët lidhur me fshehjen e disa gjërave (pajisjeve të rezikshme) të dyshuara që mund të rezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rezik potencial për përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin në realizimin e detyrave ligjore.
Njësitet kompetente policore bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetarët kanë ndërmarr veprime të menjehërshme hetimore dhe operative me ç’rast në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë veri, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kanë gjetur tela giëmbore të improvzuar (trige), bomba tymosëse, municion dhe një uniformë.
Vien të potencohet se uniforma e getur sot ishte e ngjashme me uniformat që janë perdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti.
Veprime policore operacionale në teren ende po vazhdonë me qëllim te identifikimi të mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet mezikimi nga to, i qytetaërve apo të parandalohet ndonje sulm ndaj Policisë së Kosovës që po punoinë për ruajien e rendit dhe garantimin e sigurisë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe ofrimin e bashkëpunimit reciprok në funksion të garantimi të një sigurie më të madhe për të gjithë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.