Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se në mbledhjen e 180 të Qeverisë është aprovuar Projektligji për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky projektligj ka për qëllim rregullimin e statusit të forcave të huaja të armatosura, personelit civil shoqërues të këtyre forcave dhe varësit e tyre gjatë qëndrimit të përkohshëm në territorin e Republikës së Kosovës, i cili do të jetë brenda kornizës së bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe procedurat e kalimit transit të tyre.