Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot ka dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtënant Bashkim Jashari.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, punën e jashtëzakonshme në udhëheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkushtimin e treguar në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, sot kam dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari.
Qoftë viti 2024 edhe më i sukseshëm se viti që lam pas.