Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Vazhdon implementimi i urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”

Dhj 28, 2023

Policia është dhe do të jetë aktive në zbatimin e planeve konkrete operacionale aty ku prezenca policorë vlerësohet e nevojshme.

Policia monitoron gjendjen e sigurisë dhe menaxhon me trafikun rrugor me njësitet e saj, ku njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm që të shmangin veprime të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe sigurinë e të tjerëve në përgjithësi.

Zbatimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve nuk ka alternativ, prandaj masa ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre individëve kryej veprime të kundërligjshme dhe që mund të cenojnë sigurinë qytetare.

Urdhri operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”, në vazhdimësi po implementohet nga njësitet policore në teren dhe ka për qëllim uljen e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 587 pika kontrolli të automjeteve (PKA), përderisa për shkelje ligjore në trafik janë konfiskuar 71 patentë shofer.

Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;

– në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.

– t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,

– të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë

– të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.

Për rezultatet dhe masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore gjatë implementimit të urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” në nivel vendi, për 24 orët e kaluara (27.12.2023), thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

Në vijim po ju përcjellim tabelën me statistika:

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM