Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana kalon projeksionin buxhetor për vitit 2023

Dhj 29, 2023

Dogana e Kosovës sot ka mbajtur konferencën përmbyllëse për vitin 2023, drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot prezantuan para mediave raportin për vitin 2023.

Drejtori i përgjithshëm, Llugaliu prezantoi të arriturat e doganës duke vënë theksin tek suksesi i arritur në përmbushjen e plotë të projeksionit të qeverisë për vitin 2023, në shumën prej 1 miliard e 661 milion euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (1.531miliardë €), janë mbledhur me shumë te hyra prej 135 mln € apo mbi  9.5% më shumë përkundër thellimit të lirimeve si rrjedhojë e lirimeve për prodhuesit dhe zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, shumë kjo që arrin në 330 milionë euro apo 30 milionë më shumë se viti paraprak.

Derisa vlera e mallrave të importuar arrin lartësinë prej 5.818 miliard € apo +5.46% më shumë se vitin paraprak, ndërkaq vlera e mallit në eksport arrin lartësinë prej 891 milion €, kurse pesha në eksport arrin lartësinë prej 874835 ton +2% më shumë.

Në kuadër të lehtësimit ë tregtisë e që është një ndër prioritetet e doganës, gjatë periudhës raportuese është rritur trendi i aplikimit të lirimeve nga pagesa e taksave, lehtësimet e procedurave doganore e të cilat  zënë vend të rëndësishëm në planet strategjike të doganave në mbarë botën duke u konsideruar jo vetëm realizim i planit strategjik por edhe dobi e shumëfishtë nga aspekti kombëtar. Rritja e numrit të dërgesave të importuara përmes portit të Durrësit (50% më shumë krahasuar me ato të vitit 2022), ka ndikuar në rritjen e arkëtimeve përmes këtij porti e njëkohësisht përfitimet në kursime vjetore te bizneseve janë afro 9 milion€ përmes zhdoganimit në Port nga Dogana e Kosovës.

Duke qenë se tregtia online (e-commerce) po shënon rritje të shpejtë, Dogana ka filluar me aplikimin e procedurave të thjeshtëzuara te dërgesat e shpejta, ndërsa që me Postën e Kosovës është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për përcjellje te dërgesave te Postes deri ne adresat finale te porositësve të mallit.

Luftimi i ekonomisë joformale me efekt ne parandalim ka arritur lartësinë  27.4 mln €, apo 19.8% me shume se vitin e kaluar, ngjashëm edhe konfiskimi dhe sekuestrimi mallrave kontrabandë në vlerë prej 14.5 milionë euro ka shënuar rritje prej  + 27.4 % krahasuar me 11 milionë të konfiskuara në vitin 2022.

Në fushën e mbrojtjes së shoqërisë Dogana ka shënuar rezultate të rëndësishme në zbulimin e narkotikëve, përfshirë marihuanën dhe drogat sintetike. Konkretisht, zbulimi i mallrave të ndaluara të cilat nuk kanë ndikim të drejperdrejtë në taksa, por efekti në mbrojtjen e shoqerisë është shume i lartë, ku me veprimet e zyrtareve të Doganes janë parandaluar hyrjet e mallrave si vijon:

Afro 110 kg marihuanë, narkotikë me përmbajtje sintryike, siq është ekstazia, kokaine ne sasi te vogla ne dy raste te ndara, stimulues te ndryshëm me afat te skaduara, medikamente dhe arme te ndryshme, 5 arme zjarri dhe municioni ne sasi prej 660 cope. Gjate këtij viti, Dogana e Kosovës ka trajtuar 4 raste për pastrim te parave gjithnjë ne bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe ne dy raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Murati në adresimin e tij falënderoi stafin e Doganës së Kosovës për të arriturar e vitit që po lëm pas, duke theksuar se Dogana ka arritur me saktësi projeksionin e paraparë për këtë vit dhe se të hyrat e inkasuara janë me rëndësi të rishpërndarjes në destinime të nevojshme për shtetin dhe shoqërinë dhe se planifikimi i saktë që në tetor të vitit 2021 është në harmoni me politikat e gjithëmbarshme dhe rezultat i planfikimeve adekuate, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM