Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se nga sot rradhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan edhe 325 pjesëtarë të rinj, të cilët me nder dhe krenari do të vazhdojnë rrugën e nisur nga shumë trima, gra e burra të këtij vendi, besnik ndaj atdheut dhe mbrojtës të kushtetutës.
Maqedonci në
postimin e tij në Facebook ka thënë se ushtria jonë po rritet në aspektin e kuadrove profesionale, dhe bashkë me të po ngriten kapacitetet operacionale për t’i shërbyer ruajtjes së paqes përkrah parnterëve tanë strategjik.
Natyrshëm ashtu siç thellë besojmë në vlerat pro perëndimore, në paqen e demokracinë e njëtrajtshme dhe të pandryshueshme, ashtu natyrshëm Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s, për të ofruar kontributin tonë të pakursyer si popull paqedashës.
Andaj ushtarakë, luftoni vetëm për paqen, shërbejuni idealeve tona më të shenjta, dhe lëreni këtë vend më të mirë nga se e keni trashëguar, sepse kjo është detyra e çdo brezi.
Qofshi gjithmonë faqebardhë.