Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policet: S’duan të jenë vetëm femra, por femra që i plotësojnë kriteret e profesionit

Dhj 19, 2016

Popullata është nganjëherë e prapambetur dhe sillet keq, ndonjëherë edhe të ofendojnë por ka dhe nga ata që të respektojnë dhe u vjen shumë mirë që ka dhe policë gra, rrëfen një pjesëtare e Policisë së Kosovës.

Fjalët e Nerxhivane Greiçevcit, njërës prej mbi 1,230 femrave, punonjëse në uniformë apo staf civil në Policinë e Kosovë (PK) nga 7,800 gjithsej, në njëfarë mënyre i vërtëtojnë shumë qytetarë, sidomos meshkujt, të cilët konsiderojnë se burrat, « meqënëse janë fizikisht më të fortë » mund ta bëjnë më mirë punën e policit.

Shumë vajza, nga ana tjetër, mbështesin policet dhe thonë se u mjafton të kenë uniformën e ta respektojnë ligjin, dhe konsiderojnë se gjinia nuk ua paracakton suksesin në cilindo, profesion e as në këtë.

Të jesh polic konsiderohet një profesion mjaft sfidues, por të jesh femër police është edhe një sfidë shtesë, sepse duhet të ballafaqohesh edhe me paragjykimet e shoqërisë, posaçërisht në një vend si Kosova ku deri pas luftës së vitit 1999 nuk ka pasur police shqiptare. Kjo gjendje filloi të ndryshojë me formimin e Policisë së Kosovës, kur edhe femrat filluan të aplikojnë për vende pune. Ato tashmë kanë krijuar edhe Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës (ShGPK) për të fuqizuar pozitat e tyre dhe për të nxitur të gjitha ato vajza që e dëshirojnë këtë profesion t’iu bashkohen. Që nga ajo kohë disa nga ato arritën të ngriten në pozita mjaft të larta.

Kriteret për t’u pranuar në polici janë të njëjta, pavarësisht gjinisë dhe ato, si kolegët e tyre, duhet të kalojnë testin teorik dhe atë fizik si dhe kontrollin tek mjeku. Pas trajnimit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, për një kohë mbikqyren nga policë më me përvojë para se të marrin titullin polic i pavarur. Titujt e tjerë pasojnë me kohë nëse individi përmbush disa kritere të tjera.

Por, për ta bindur shoqërinë se ato janë të afta dhe e meritojnë punën e polices, femrës kosovare i është dashur shumë mund e djersë, dhe e tërë kjo në një ambient ku paragjykimet gjinore ende nuk janë zhdukur plotësisht.

“Nuk dëshirojmë të jetë vetëm femër por femër që i plotëson kriteret,” thotë drejtoresha e Divizionit të Personelit dhe Administratës, kolonelja Taibe Canolli.

Canolli e cila poashtu është kryetare e ShGPK, tregon se kjo shoqatë, që është e vetmja në Evropën Juglindore, fokusohet në dy drejtime: fuqizimin e të punësuarave dhe ngritjen e vetëdijësimit me qëllim të ngritjes së numrit të femrave në Policinë e Kosovës, pa dyshim përmes konkurrencës së barabartë.

Për t’i ndihmuar njëra tjetrës, ShGPK organizojnë trajnime përpara se të dalin konkurset për t’u ngritur në detyrë, me qëllim të informimit rreth të gjitha procedurave që duhet kaluar dhe për përgatitje sa më të mirë për t’i kaluar ato.

Numri i vajzave dhe i djemve kadetë në Akademinë e Kosovës e për Siguri Publike po ashtu dallon. Këtë vit nuk ka pasur konkurs, por në konkursin e vitit të kaluar kanë aplikuar 19,736, nga të cilët 1,235 ishin femra. Me synim të shtimit të pjesëmarrjes së femrave në AKSP, ShGPK ka vendosur të bëjë edhe fushata sensibilizuese në shkollat e mesme

Canolli mendon se pjesëtaret femra në polici janë të nevojshme për të krijuar diversitet gjinor, që është i domosdoshëm për një institucion të tillë, sidomos në rastet kur ka dhunë familjare.

“Prania dhe përkushtimi i femrave i ndihmon Policisë së Kosovës që të jetë një ndër institucionet më të besueshme,” pohon ajo.

Profesioni i polices nuk ka orar fiks, mund të nevojiten orë pune shtesë dhe të punohet gjatë ndërrimit të natës. Meqë kërkon sakrificë mjaft të madhe, ishte një nga arsyet që i detyruan disa femra të jipnin dorëheqje, sipas Raportit për pozitën e grave në Policinë e Kosovës të publikuar në 2010 nga Zyra Gjinore dhe e Drejtave të Njeriut në Policinë e Kosovës. Tani, nënat e reja police janë të liruara nga ky ndërrim nate derisa fëmija të mbush një moshë të caktuar.

Bulza Çapriqi

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM