Seanca konstituive e legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot ku punimet e mbledhjes konstituive do ta udhëheq deputeti më i vjetër i legjislaturës, i ndihmuar nga deputeti më i ri sipas moshës, kjo udhëheqje parashihet të vazhdojë deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Pas konstituimit të Kuvendit, do të formohet qeveria e re, të cilën pritet ta udhëheqë Albin Kurti.
Lëvizjes Vetëvendosje i takon të propozojë personin që do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës.
Në bazë të rezultatit Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 19, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 8 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse, Partia Demokratike Turke e Kosovës 2 ulëse dhe këto parti nja 1 ulëse: koalicioni VAKAT, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.