Build Skills with our trainings

Sign up now!

SHKK dhe Organizata gjermane “Help” vazhdojnë bashkëpunimin

Mar 22, 2021

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës, drejtori i përgjithshëm Nehat Thaçi ka pritur në takim Shqipe Breznicën, drejtoreshë e Organizatës Gjermane “Help” në Kosovë, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja është vazhdimësi e bashkëpunimit të  më hershëm të të dyja palëve dhe është pjesë e Projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2021-2022”, të përkrahur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane dhe zbatuar nga “Help”.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim  fuqizimin e grupeve të rrezikuara në sferën ekonomike dhe atë sociale, si dhe ofrimin e mundësive për përfshirje në jetën shoqërore pas përfundimit të dënimit.

Po ashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe “Help” do të bashkëpunojnë në ngritjen e kapaciteteve humane përmes ofrimit të trajnimeve të ndryshme dhe themelimin e punëtorive në përkrahje të rehabilitimit dhe ri-socializimit të personave, të cilët janë në konflikt me ligjin, thuhet në komunikatën për media e SHKK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM