Build Skills with our trainings

Sign up now!

OHT i drejtohet me letër të hapur kryeministrit Kurti, konsideratë për secilën kategori dhe shtresë

Mar 24, 2021

Përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Albin Kurti.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka theksuar që shteti i Kosovës për momentin gjendet në pozitë jo lakmuese qoftë sa i përket gjendjes së ulët shëndetësore, apo gjendjes ekonomike. 

Ata kanë thënë se sektori i Hotelierisë dhe Gastronomisë është më i atakuari dhe më i dëmtuari nga pandemia, dhe kërkojmë që si OHTK ta kenë një përfaqësues të këtij komuniteti në komitetin për menaxhimin e pandemisë.

 

‘’I nderuari z. Kryeministër së pari uroj që kjo letër t’iu gjejë mirë me shëndet, dhe ju dëshirojmë punë të mbarë në marrjen e përgjegjësive dhe detyrave të reja!

Ashtu siç jemi takuar me strukturat e të gjitha partive politike, edhe me strukturat e juaja kemi pasur takim dhe na u është premtuar që do të kemi mirëkuptim, dhe do të kenë rëndësi mendimet dhe opinionet tona në marrjen e çfardo vendimi. Kështuqë besojmë dhe shpresojmë që të kemi bashkëpunim dhe mirëkuptim si për menaxhimin e pandemisë ashtu edhe në kthimin e normalitetit të situatës.

 

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës në vazhdimësi ka kontribuar dhe vazhdon të kontribojë në ofrimin e bashkëpunimit nga përvoja jonë si ekspert të secilit sektorë (hotelieri & gastronomi) që të japim kontributin tonë për rikthimin dhe zhvillimin e turizmit dhe hotelierisë në vendin tonë.

 

Kryeministër e kemi theksuar dhe e ritheksojmë që sektori i Hotelierisë dhe Gastronomisë është më i atakuari dhe më i dëmtuari nga pandemia, dhe kërkojmë që ne si OHTK ta kemi një përfaqësues të këtij komuniteti në komitetin për menaxhimin e pandemisë.

 

Tashmë u bë më shumë se një vit nga fillimi i pandemisë, dhe kjo gjendje më nuk është një e panjohur për ne, dhe nëse i analizojmë masat që janë marrë në 6 muajt e fundit, sektori i gastronomisë ka qenë pjesërisht i mbyllur, mirëpo rastet me Covid nuk janë ndalur, përkundrazi vetëm sa ka pas rritje të numrit, gjë që dëshmon se gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e përhapjes së virusit.

 

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka për synim ta mbrojë jo vetëm interesin e biznesit, por më shumë jemi të shqetësuar për klasën punëtore në këtë sektorë, sepse si çdo qytetarë i Republikës së Kosovës edhe ata kanë obligime dhe familje për të mbajtur nga puna e tyre, është qështje ekzistence.

 

I nderuari kryeministër jemi dëshmitarë se vatër e infeksionit kanë qenë vet institucionet publike, dhe po ashtu edhe partitë politike ku për interesa të veta nuk kanë ekzistuar masa as ligje që i kanë ndaluar. 

 

Pra kërkojmë mirëkuptim dhe konsideratë për secilën kategori dhe shtresë të këtij vendi, thuhet në komunikatën për media e OHT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM