Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bashkëpunim mes MPB dhe ICMP, ofrim i ndihmës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Mar 24, 2021

Ministri Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, priti në takim shefin e programit për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) Matthew Holliday, i cili ishte i  shoqëruar nga zyrtari i programit për Kosovë dhe rajon nga kjo organizatë Ylber Morina. 

Gjithashtu, në këtë takim morën pjesë Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri dhe shefja e Kabinetit të ministrit, Jeta Tela-Shema. 

Ministri Sveçla theksoi se e çmon shumë angazhimin e kësaj organizate në çështjen e personave të zhdukur në Kosovë, si një ndër temat më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe më me prioritet për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Holliday, foli për angazhimin e tyre sa i përket çështjes së personave të zhdukur në Kosovë duke i dhënë edhe theks të veçantë nevojës për forcimin e bashkëpunimit mes ICMP-së dhe MPB-së , me qëllim të ofrimit të ndihmës në lidhje me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Ministri Sveçla u zotua se për çështjen e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur do të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme si dhe u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM