Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova falënderuese për shtetin japonez, për ndihmën që po ofron gjatë pandemisë

Mar 25, 2021

I  ngarkuarin me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawar me bashkëpunëtorë gjatë ditës ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, për t’i uruar ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia marrjen e detyrës.

 Të dyja palët shprehën shqetësimin për situatën pandemike me COVID-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti.

Ambasada e Japonisë si partner i përhershëm i MSh ofroi bashkëpunimin dhe ndihmën në projekte, me fokus të veçantë në furnizimin me pajisje shëndetësore.

Ministri Vitia falënderoi aambasadorin për përkrahje të vazhdueshme dhe u dakorduan që në takimet e radhës të radhës të trajtojnë projekte konkrete.

 Shteti i Kosovës është falënderues për shtetin japonez, për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM