Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria miraton rregullore për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive

Mar 26, 2021

E drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dytë, në të cilën është diskutuar dhe miratuar Rregullorja me të cilën përcaktohen fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive.

Në hapje të mbledhjes së dytë të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, duke vlerësuar angazhimin e kabinetit qeveritar tha se e din që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë e që janë urgjente, por sot kemi një vendim që është më urgjent se tjerët e që është rregullorja e re për fushat e përgjegjësisë administrative e cila i hapë rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në Kryeministri e në ministritë e linjës si rezultat i fuzionimit që janë bërë në disa ministri. Ai shtoi se ndoshta këtë mbledhje mund ta mbanim në këmbë, sepse vërtetë nuk kemi kohë për të humbur sepse vendimet e rëndësishme që ju jeni duke i propozuar duhet të vijnë sa më shpejtë në tavolinën time.

Rregullorja për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, e miratuar sot, është obliguese për Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, këshilltarët e jashtëm politikë, nëpunësit e punësuar në kabinete dhe nëpunësit civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Rregullorja përkufizon funksionet e Qeverisë në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi dhe kompetencat përmes miratimit të vendimeve me propozimin e anëtarëve të Qeverisë dhe institucioneve tjera në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi; miratimit të akteve juridike ose rregulloreve, të nevojshme për zbatimin e ligjeve; diskutimin e problemeve dhe miratimin e vendimeve për çështje të tjera që ajo i konsideron të rëndësishme në kuadër të kompetencave të saj; miratimit të vendimit për emërimet dhe shkarkimet brenda kompetencave të saj, si dhe kryen të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

Rregullorja e miratuar nga Qeveria e Kosovës përcakton edhe përbërjen nga këto ministri:

  1. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD);
  2. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT);
  3. Ministria e Drejtësisë (MD);
  4. Ministria e Mbrojtjes (MM);
  5. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB);
  6. Ministria e Shëndetësisë (MSH);
  7. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI);
  8. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS);
  9. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL);
  10. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI);
  11. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR);
  12. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT);
  13. Ministria e Ekonomisë (ME);
  14. Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK);
  15. Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM