Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani është infektuar me COVID-19.
Ramadani në postimin e tij në Facebok ka thënë se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve vazhdon të jetë i lartë duhet zbatuar të gjitha masat e përgjithshme për mbrojtjen nga pandemia.
Të nderuar qytetarë!
Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!
Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.
Andaj ju lutem:
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!