Build Skills with our trainings

Sign up now!

Muzeu i parë bashkëkohor në Prizren hapet në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve

Mar 30, 2021

Autostrada Biennale është organizata e parë që ka nënshkruar kontratë me ITP për shfrytëzim të hapësirave të këtij parku, ku kanë aplikuar më shumë se 60 organizata e institucione të ndryshme, ku së shpejti do të ketë nënshkrim edhe të 11 kontrave të tjera.

Në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve, Autostrada Biennale do të krijojë hapësirën për edukim dhe prodhim. Në një dimension unik të kohës, kjo hapësirë do t’i vë hapat e para drejt krijimit të Muzeut të parë të Artit Bashkëkohor në Prizren, projekt i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Prizrenit.

Në kuadër të këtij projekti, në një sipërfaqe rreth 550m2, do të krijohet hapësirë për edukim jo-formal dhe programe të krijimit të shkathtësive për fuqizimin e të rinjve të komunës së Prizrenit. Veprat e para të prodhuara në këtë hapësirë do të ekspozohen në hapjen e ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor, me datën 17 korrik 2021, gjatë edicionit të tretë të Autostrada Biennale.

Kjo hapësirë do të shndërrohet në pikë takimi për qytetarët, duke krijuar një impakt socio-ekonomik në zhvillimin e qytetit të Prizrenit dhe vendit në përgjithësi, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prizrenit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM