Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në nderim të dy dëshmorëve të demonstratave të vitit 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.
Në praninë e familjarëve dhe bashkëveprimtarëve, Kurti vendosi kurora me lule, te Pllakata e të rënëve, në Prishtinë.
Akti i nderimit të të rënëve e shpreh vlerësimin e lartë për kontributin e të gjitha gjeneratave në luftë, përpjekje dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.