Gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) është aprovuar dorëheqja e Dukagjin Pupovci nga pozita e drejtorit ekzekutiv të KEC, pozitë në të cilën ai shërbeu për 21 vite me radhë, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim.
Prej sot, Pupovci do të vazhdojë të ofrojë kontributin e tij në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë, në cilësinë e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Me këtë rast, Bordi ka emëruar si ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv kolegun tonë Petrit Tahiri, i cili tash e 15 vite është pjesë e KEC dhe i cili është njohës shumë i mirë i fushës së arsimit.
KEC falënderon Pupovci për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e organizatës dhe njëkohësisht i uron shëndet dhe suksese në rrugëtimin e ri!, thuhet në faqen zyrtare të Qendrës për Arsim të Kosovës.