Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MD-së dhe GLPS-së

Pri 8, 2021

Nnënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike- GLPS, gjegjësisht nga ministrja Albulena Haxhiu dhe menaxherja e Programeve GLPS, Njomza Arifi.

Qëllimi i këtij Memorandumi lidhet me mundësinë e zbatimit të projektit të titulluar “RRITJA E EFIKASITETIT: Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të parimeve të sundimit të ligjit në Kosovë në bazë të Listës së Kontrollit të Sundimit të Ligjit të Këshillit të Evropës”, e financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë- Programi MATRA dhe zbatuar nga GLPS.

Rëndësia e këtij Memorandumi është që të përcaktoj veprimet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe GLPS-së, sa i përket implementimit të këtij projekti si dhe përgjegjësitë e secilës palë, me synim final të dhënies së qasjes së plotë në të dhëna publike, të nevojshme për zbatimin e projektit, në përputhje me ligjet për qasje në dokumentet publike.

Lidhur me zbatimin e këtij Memorandumi, Ministria sikurse edhe GLPS do të marrin përsipër obligimet të cilat i takojnë sipas kësaj marrëveshjeje duke u pajtuar po ashtu që në të gjitha çështjet tjera kontestuese të cilat lindin gjatë zbatimit të tij t’i zgjidhin përmes konsultimeve dhe negociatave mes të dy palëve.

Ky Memorandum Bashkëpunimi do të zgjas për 2 vite nga dita e nënshkrimit nga palët deri në përfundim të projektit.

Ministria e Drejtësisë angazhohet për transparencë dhe bashkëpunim të fuqishëm me shoqërinë civile, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Drejtësisë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM