Presidentja Vjosa Osmani sot me rastin e 22 vjetorit ka përkujtuar betejën e 9 prillit të vitit 1999 për mbrojtjen e pragut të shtëpisë që ranë 28 dëshmore e dëshmorë dhe 32 martirë.
Pjesëtarë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të UÇK-së, e deshën lirinë dhe u flijuan për të. Beteja e 9 Prillit dëshmoi edhe për guximin dhe kontributin e grave për lirinë e vendit, ka thënë presidentja Osmani, në postimin e saj në Facebook.
22-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb ia mësynë Rakocit dhe Lagjes së Re në Kaçanik. Në Betejën e 9 prillit të vitit 1999 për mbrojtjen e pragut të shtëpisë ranë 28 dëshmore e dëshmorë dhe 32 martirë.
Pjesëtarë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të UÇK-së, e deshën lirinë dhe u flijuan për të. Sakrifica e tyre është testament historie për rrugën deri te liria.
Sot i kujtojmë me nder e respekt gjithë ato gra e burra, të cilët janë shtyllë e fuqishme e lirisë, pavarësisë dhe e shtetit tonë.
Përveç tjerash, Beteja e 9 Prillit dëshmoi edhe për guximin dhe kontributin e grave për lirinë e vendit.
Në altarin e lirisë, këtë ditë ranë: Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmoret, dëshmorët e martirët!