Ka vdekur ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe veprimtari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Blerim Baruti.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi familjes dhe Degës së partisë në Mitrovicë, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të LDK-së, Dr. Blerim Baruti, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.
“Me dhimbje të thellë morën lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Blerim Barutit, personalitet i shquar i arsimit, por edhe politikan e përfaqësues i nderuar i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Dr. Baruti dha një kontribut të shquar si profesor, por veçanërisht si veprimtar i LDK-së që nga themelimi, si nënkryetar dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë.
Si deputet ai do të mbahet mend si zë i fuqishëm, i angazhuar për mirëqenien e qytetarëve tanë.
Largimi nga jeta i Dr. Blerim Barutit është pikëllues dhe një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe Degën e LDK-së në Mitrovicë.
Pranoni ngushëllimet tona, Dr. Baruti u prehtë në paqe!”